+355 67 329 4746

PERSHKRIM

Në zonën e Astirit në Tiranë një ambient i rikonstruktuar me kujdes dhe dizajnuar për të sjellë një eksperiencë të re për klientët. Me një siperfaqe prej 280 metra katrorë, ky bar është një oaz modern në stilin industrial-kontemporan. Bashkëpunimi mes arkitektëve dhe klientit ka krijuar një hapsirë ku atmosfera është tërheqëse dhe e rehatshme. Ambienti i brendshëm është dizenjuar me detaje, duke integruar elemente të gjelbërimit. Përdorimi i mikrocementit si material i përzgjedhur është një prej aspekteve inovative të këtij projekti. Kombinimi i tij me gjelbërimin e brendshëm krijon një kontrast tërheqës dhe e bën ambientin të ndjehet më gjallë dhe më modern. Përveç dizajnit ftues, kjo hapsirë ofron gjithashtu komoditet dhe përshtatshmëri për klientët e saj. Çdo detaj është menduar me kujdes për të siguruar një përvojë të këndshme për ata që e frekuentojnë. Nga ambienti i brendshëm deri te furnizimi me pijet dhe ushqimet më të freskëta dhe të shijshme, ky bar ofron një përvojë tërheqëse për të gjithë klientët e tij.

ft1
ft3