Në Tiranë në komunën e Parisit ,vjen një apartament i ndritshëm
dhe elegant me një sipërfaqe prej 98 metra katrorë. Ky ambient është
një kombinim midis traditës dhe modernitetit, e dizenjuar me kujdes
dhe përpikmëri në stilin kontemporan. Hapësira është organizuar me
shumë kujdes, duke krijuar një atmosferë të hapur dhe funksionale për të jetuar.
Paleta e ngjyrave është e rafinuar, duke përfshirë ngjyra toke të nderthurura
me elemente metalike për të shtuar një ndjesi të modernitetit dhe elegancës.
Nëpërmjet përdorimit të qarjeve të mëdha në arkitekturën e brendshme bëhet e mundur shpërndarja
e dritës natyrore në të
gjitha hapësirat, duke e bërë atë të ndjehet tërheqëse dhe qetësuese. Salla e
ndenjes është një hapësirë komode , me mobilje të
zgjedhura me kujdes dhe detaje dekorative që shtojnë një prekje të veçantë. Kuzhina
është e dizajnuar në mënyrë të hollësishme, duke kombinuar funksionalitetin me
estetikën. Ambientet e gjumit janë të mbushura me qetësi dhe komoditet, duke
përdorur tekstura dhe materiale të buta për të krijuar një ambient të ngrohtë.
Ky apartament luksoz ofron një përvojë pozitive jetese për banorët e saj.