+355 67 329 4746

back

PERSHKRIM

Interiori i këtij apartamenti ndodhet në Tiranë, mbart një ndjenjë të thellë të ndërthurjes mes ambientit urban dhe piktoresk të Liqenit të Farkës. Inspiruar nga stili "wabi-sabi", një shprehje japoneze që përshkruan bukurinë në të pafundmen dhe mungesën e plotë të perfeksionit, ky dizajn interieri kombinon shijen dhe elegancën. Materialet kryesore që dominojnë në ambient janë mikrocementi dhe materiale moderne, duke përdorur elemente kontemporane si oxhakë dhe vaskë të realizuara me një dizenjim skulptural. Mikrocementi, me strukturën e tij të butë dhe pamjen e përsosur të përpunuar me kujdes, shkrihet nëpër dysheme dhe mure, duke i dhënë ambientit një ndjenjë të qetësisë dhe elegancës së thjeshtë. Oxhaku modern, të vendosur me kujdes në ambiente të gjëra, krijon një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse. Vaska me dizajn skulptural shtohet si element artistik dhe i rafinuar. Pa lënë mënjanë natyrën, dritaret e mëdha lejojnë shkëlqimin e dritës natyrale të hyjë në ambient, duke rritur ndjesinë e hapësirës dhe impaktit të natyrës në brëndësi.

ft1
ft3